Pjesë të fasadës së një pallati në lagjen nr. 1 të Durrësit, pranë universitetit, janë shkëputur dhe kanë rënë në hapësirën përreth ndërtesës, duke rrezikuar kalimtarët.
Nga rënia e materialeve është dëmtuar edhe një automjet i parkuar pranë pallatit. Fatmirësisht, nga informacionet e bëra publike deri tani nuk raportohet për persona të lënduar.
Ngjarje të tilla janë përsëritur në Durrës, duke ngritur shqetësime për sigurinë e qytetarëve, veçanërisht të këmbësorëve që kalojnë pranë ndërtesave me fasada të amortizuara.

