Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se krimi i organizuar në Shqipëri nuk është kundër qeverisë së Edi Ramës, por, sipas tij, është i lidhur me pushtetin dhe përfiton nga projektet dhe investimet që zhvillohen nën drejtimin e kësaj mazhorance.
I ftuar në emisionin ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, Hoxha tha se persona që dikur kishin vetëm disa mijëra euro në xhep, sot disponojnë pasuri miliarda euroshe dhe janë kthyer në investitorë të rëndësishëm në ekonominë shqiptare.
‘Rama i gjeti banditë rrugësh dhe i bëri biznesmenë. Ata sot janë biznesmenë dhe janë investitorët kryesorë në ekonominë shqiptare’, deklaroi ai.
Sipas Hoxhës, qeveria jo vetëm që i ka legjitimuar këta individë në sytë e publikut, por ka përshtatur edhe ekonominë kombëtare në varësi të financimeve që vijnë nga ekonomia informale dhe krimi i organizuar. Sipas tij, krimi i organizuar nuk ka qenë i përfshirë në protestë, por ata janë shfaqur në krah të pushtetit.
Gazetari solli në vëmendje edhe pamjet e personave që dolën përballë protestuesve pranë selisë së Partisë Socialiste, të armatosur me bishta lopatash, kazmash dhe shkopinj bejsbolli. ‘Ne kemi parë elementët e krimit të organizuar me imazh vetëm kur dolën te selia e Partisë Socialiste. Ata ishin’, u shpreh Hoxha.
‘E nisën me disa mijëra euro në xhepa dhe sot janë me miliarda. Si qenka krimi i organizuar kundër Ramës? Rama i gjeti banditë rrugësh dhe i bëri biznesmenë. Ata sot janë biznesmenë dhe janë investitorët kryesorë në ekonominë shqiptare.
Madje kaq shumë u investua ky Kryeministër për ta, sa e përshtati ekonominë kombëtare në varësi të financave që vinin nëpërmjet ekonomisë informale dhe krimit të organizuar. Ky është një fakt i pamohueshëm.
Rama jo vetëm i ka dekriminalizuar, po i ka bërë biznesmenë tash.
Bile krimi i organizuar është i interesuar dhe se Rama vetë që protesta të organizohet prej tyre. Po s'janë ata. Do donin ata të ishin, thjesht nuk u ka shkuar mendja, se po t'i kishte thënë dikush do e kishin futur hundët.
Dhe gjëja tjetër, krimi i organizuar nuk gjuhet me llastiqe. Nuk njeh llastiqe. Ata, ata njohin tjetër lloj kalibri. Po të ishin ata, ne do mblidhnim tjetër bilanc. E dimë që ishte policia me ujë në dorë, ashtu siç del, po po të ishin ata, a ka një të drejtë. Pra ne kemi parë elementët e krimit të organizuar me imazh, vetëm kur dolën te selia e Partisë Socialiste, po. Ata ishin.
Ata me bishta lopate, po. Ata që dolën kundër protestuesve. Ata që dolën atje me bisht lopate nuk ishin as profesor Servet Pëllumbi, as patriarku Dritëro Agolli. I pamë atje, dallonin bisht kazme apo bisht lopate, çfarë kishin në dorë ata. Kishin edhe ndonjë shkop bejsbolli.
Po kjo është arritje që ti të shkosh nga partia e këtyre dhe të vish te kjo partia e bishtit të lopatës, është evolucion, nuk e ka bërë dot kushdo këtë gjë.
Dhe ta mbyll këtë pjesën e krimit të organizuar, kjo që mundohet të bëjë Rama, mund t'ia kërkonte apo mund të bënin ndonjë kështu, ata të këtij krimi të organizuar, as këtë nuk e kanë marrë përsipër, or nuk janë përzier fare, s'u ka interesuar fare fare fare aty se çfarë ka ndodhur në atë histori.
Dhe ata janë po aq sa Rama kur është hera për një gjë, or se mos dëmtohet ky. Se unë po bëj një pyetje, gjithë po marrim të gjithë organizatat kriminale që janë sot, si është e mundur të gjitha janë me pushtetin? Ore është e pamundur mo, në burg mo, a ka fituar në burg votime edhe në kohë para 2013-ës nëpër burgje, nuk e di rezultati ka qenë gjithmonë i thellë ose s'u shkonte mendja atyre.
Pra si është e mundur sot që të arreston po kjo qeveri dhe ti voton 90%. Pra ti ke marrë dhe votat e burgjeve. Në çdo burg të Shqipërisë ti ke korrur fitore, jo të thellë, po dërrmuese për kundërshtarin. Pra të gjithë këta elementë na bëjnë të qartë të kuptojmë se nga anon dhe ku është krimi i organizuar dhe pse ai nuk është i përfshirë.
Dhe ajo që thashë, e kam të fundit dhe ta mbyllim, është pikërisht kjo gjë. Ore nëse sot ndodh një ndryshim politik në Shqipëri, nëse sot ndodh çfarëdo lloj ndryshimi, nuk po i hyj fare a vjen një aleancë, a vjen PD-ja, a vjen kushdo që të vijë, a përfiton krimi i organizuar apo humbet?
Unë mendoj që humbet. Koordinatori i krimit të organizuar nuk bashkëpunon me opozitën, bashkëpunon me pushtetin. Pra kjo është fare e qartë se nga anon sot krimi i organizuar.
Sepse mjafton të shikosh vetëm të dhënat e fundit që kanë dalë, dhe çfarë thonë ata? Ata kanë një problem shumë të madh, ku do t'i çojnë paratë. Dhe paratë në këtë vend ku do t'i çojnë?
Do t'i çojnë te opozita? Jo mo, paratë do t'i çojnë te investimet dhe te projektet që i bën kjo mazhorancë. Dhe kjo ka vetëm një gjë.
Në qoftë se në Dubai ti shkon me paratë dhe ata në Dubai nuk të pyesin ku i ke gjetur paratë, po të thonë do marrësh këtë administratorin tim dhe ai është patjetër shtetas i Emirateve të Bashkuara me detyrim, në Shqipëri të thonë do marrësh këtë arkitektin tënd dhe arkitekti është me detyrim arkitekt i një prej vendeve të Bashkimit Evropian i përzgjedhur direkt nga Kryeministri. Pra ky është dallimi i vetëm mes këtyre të dyve.’ u shpreh gazetari Artan Hoxha në SYRI TV.
© SYRI.net