Sipas vendimit të Trupit të Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës (CEDB), gjobat përfshijnë transmetimin e një mesazhi të papërshtatshëm, pengesat gjatë intonimit të himneve, sjelljet raciste dhe diskriminuese, si dhe hedhjen e gjësendeve në fushë.

Përveç gjobës, UEFA ka shqiptuar edhe masën e mbylljes së sektorit L2 të stadiumit “Fadil Vokrri” për ndeshjen e ardhshme si vendase në garat e UEFA-s.

Megjithatë, kjo masë është pezulluar për një periudhë prove prej dy vitesh dhe do të aktivizohet në rast të përsëritjes së shkeljeve të ngjashme.