Policia ka arrestuar mbrëmjen e sotme në Tiranë Alfred Hoxhën, i cili ishte kapur nga forcat “Shqiponja”, pasi një ditë më parë nuk ishte rikthyer në burgun e Rrogozhinës, ku vuante dënimin, pas përfundimit të lejes 5-ditore.
Hoxha ishte dënuar me 4 vite burg për veprën penale të vjedhjes, nga të cilat kishte vuajtur 3 vite dhe i mbetej edhe një vit për të shlyer.
Mësohet se ai vuante dënimin në burgun e Rrogozhinës së bashku me vëllanë e tij, F. Hoxha, 42 vjeç, i dyshuar gjithashtu për përfshirje në vjedhjen e një banese. Sipas dyshimeve, në këtë ngjarje kanë bashkëpunuar edhe me motrën e tyre, E.K., 33 vjeçe, e cila punonte si sanitare në banesën e grabitur.
Dyshohet se motra u kishte siguruar dy vëllezërve një kopje të çelësit të banesës, duke u mundësuar vjedhjen e bizhuterive dhe shumave të parave.
Gjatë kontrolleve në banesën e tyre, policia ka gjetur dhe sekuestruar një varëse dhe një unazë floriri, shuma parash, si dhe një automjet që dyshohet se është përdorur për kryerjen e vjedhjes.












Komente
Komento