Rama në Berlin: Më në fund një grup përfaqësuesish të Europës për komunikimin e mundshëm me Rusinë

19 Nëntor 2026 | 21:37

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit të nivelit të lartë të “Koalicionit të Vullnetmirëve” në Berlin ka folur për gazetarët.

Rama u shpreh se mbledhja e këtij koalicioni ishte një mundësi e mirë, pas vendimeve të marra në Dublin për krijimin e një grupi përfaqësues që do të flasë në emër të Europës në një komunikim të mundshëm me Rusinë.

“Është një mundësi e mirë për t’u mbledhur këtu në këtë Koalicion, pas asaj që po ndodh. Dhe veçanërisht edhe pas asaj që u vendos në Dublin, për të pasur më në fund një grup përfaqësues që të flasë në emër të gjithë Europës në një komunikim të mundshëm me Rusinë”, tha Rama.

Rama u pyet gjithashtu nga gazetarët lidhur me takimin trepalësh të presidentit rus Vladimir Putin, presidentit kinez Xi Jinping dhe presidentit amerikan Donald Trump. Gazetarët e pyetën se si ndihet për këtë takim ndërsa Rama u përgjigj: “Përse duhet të kem ndjenja?”.

Lidhur me krijimin e grupit përfaqësues europian, Rama u shpreh se ky është një zhvillim që duhej të kishte ndodhur që në fillim.

“Është diçka që duhej të ndodhte dhe që më në fund ndodhi, që Europa vendosi të ketë një grup në frontin e parë, i cili do të përfaqësojë Europën në një komunikim të mundshëm me Rusinë, sepse ka qenë një gabim strategjik që nuk e kemi bërë këtë që në fillim”, tha Rama.

 “Ose, le të themi, në fillim pati disa komunikime dhe më pas gjithçka u ndërpre dhe tani kjo ka rifilluar, me shpresë, dhe le të shohim se çfarë do të ndodhë”, shtoi ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aktivistja Greta Thunberg i bashkohet protestës në Tiranë: Bota po ndjek gjithçka që po ndodh

Aktivistja suedeze për klimën dhe mbrojtjen e mjedisit, Greta Thunberg, ka ardhur në Tiranë, ku i është bashkuar protestës duke shprehur mbështetjen e saj. Përmes...
21:31 | 19/11/2026

Rama ndan pamjet nga takimi i “Koalicionit të Vullnetmirëve”

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka ndarë pamje nga Berlini. Rama u prit nga kancelari Friedrich Merz. Bashkëngjitur me foto, Rama shkruan...
21:27 | 19/11/2026

Aksidentohet gazetari Ervin Baku, përplaset nga autobusi! Transportohet në spitalin e Traumës

Një aksident është regjistruar pasditen e kësaj të enjte, ku i përfshirë gazetari i sportit, Ervin Baku. Raportohet se aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:00,...
21:13 | 19/11/2026