Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Kush do bjerë, Rama apo protesta?

‘Bandat e krimi i organizuar, të infiltruar brenda protestave’, Lekatari: Grupime të ndryshme tentuan...

21:31, 19/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nga studio e ‘Çim Peka Live’, gazetarja dhe aktivistja Zhaklin Lekatari u shpreh se gjatë përshkallëzimit të protestës studentore, bandat dhe krimi i organizuar ishin të inflitruar brenda protestës në mënyrë që ta përçajnë atë.

Sipas Lekatarit, treguesit janë të qartë, nisur nga makinat në sheshin ‘Skëndërbej’ të cilat largonin studentët, maskat që dolën nga Ministria e Brendshme, apo dhe personat e maskuar që ishin në selinë e PS, sikurse edhe sulmet ndaj ndihmës së parë, të stacionuara në pika të ndryshme të kryeqytetit gjatë zhvillimit të protestës.

Për gazetaren Lekatari, gjithashtu grupime të ndryshme brenda protestës, u përpoqën ta deformojnë dhe përdorin atë për interesa të tyre.

Protesta është thirrur përpara datës 30, nisi nga një çështje lokale e gjelbër dhe një organizatë mjedisore. Recolucioni Flamingo kanë qenë prezente në dy protestat, historia dhe agnazhimi i organizatës mjedisore ka qenë që tek aeroporti i Vlorës. Grupe të tjera janë bashkuar me mjedisoret, grupime të ndryshme shoqërore me terren të përbashkët korrupsioni.

Me eskalimin e protestës me studentët, bandat e krimi i organizuar kanë qenë të influtruara brenda protestave. Makinat në shesh, maskat nga ministria e Brendshme, ato që dolën me maska te PS, sulmet ndaj ndihmave të para. Fragmentarizimi i protestës ndodhi kur PD dëshironte të kapitalizonte protestën.

Në këtë protestë ka pasur grupime të ndryshme interesi që kanë dashur ta deformojnë e përdorin, të krijojnë parti si islami politik, paratë i kanë dhe strukturat i kanë. Tregojnë që bandat dhe krimi i organizuar bashkëpunojnë me partitë që kanë pushtetin PS-PD, kundër protestës.

Nëse qëllimi i ardhjes në shesh apo kërkesës për të udhëhequr protestën, është kapitalizimi, pushteti, mbajtja në pushtet e Ramës, këta njerëz s’janë të mirëpritur e përqafuar nga protestuesit. Disa deputetë të PD janë mirëpritur nga qytetarët, të tjerë kanë ardhur me bodigardë dhe janë përplasur me qytetarët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco