Një moment emocionues ka përfshirë Nico Pazin, talentin e ri të futbollit argjentinas që aktualisht aktivizohet te Como. Celia Cuccittini, nëna e Lionel Messit, i ka dhënë një mesazh të veçantë, duke e cilësuar si pasardhësin e të birit në kombëtaren e Argjentinës.
Ngjarjen e ka zbuluar xhaxhai i futbollistit, Fabián Paz, i cili tregoi se takimi kishte ndodhur pas fitores 3-0 të Argjentinës ndaj Beninit, më 6 tetor, në ndeshjen e lamtumirës së Messit.
“Nico doli nga dhoma e zhveshjes dhe aty ishte nëna e Messit. Ajo ishte shumë e emocionuar dhe po qante. Nico shkoi ta përshëndeste, pasi njiheshin, ndërsa ajo ia mori dorën dhe i tha: ‘Ti je pasardhësi i djalit tim’”, rrëfeu Fabián Paz për radion “La Red”.
Sipas tij, Nico mbeti i befasuar nga këto fjalë, të cilat përbënin një moment të veçantë për karrierën e tij.
Megjithatë, xhaxhai i futbollistit theksoi se 20-vjeçari nuk është i fokusuar te ideja për të zëvendësuar Messin.
Për të, përvoja më e madhe mbetet njohja dhe mundësia për të luajtur përkrah legjendës argjentinase.
“Për të, gjëja më e madhe ishte ta takonte Messin dhe të luante me Leon. Ishte sikur të prekte qiellin me duar”, u shpreh ai.
Vetë Nico Paz ka deklaruar se nuk mendon për trashëgiminë e fanellës me numrin 10, të cilën e kanë mbajtur emra të mëdhenj si Lionel Messi, Diego Maradona, Mario Kempes dhe Juan Román Riquelme.
“Ajo që dua është t'i shijoj këto ditë, të argëtohem në fushë, sepse ajo që dua më shumë është të luaj futboll. Për më tepër, të përfaqësoj kombëtaren dhe kaq shumë njerëz”, ka deklaruar talenti argjentinas.
Ndërkohë, Paz ka shënuar katër gola në 48 ditë me kombëtaren, duke realizuar ndaj Bolivisë, Burkina Fasos, Beninit dhe Kosta Rikës.
Paraqitjet e tij kanë tërhequr vëmendjen edhe të ish-klubit të tij, Real Madridit, i cili ka mundësinë ta rikthejë përmes një klauzole prej 80 milionë eurosh.
Një gjë është e sigurt: Nico Paz po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në futbollin argjentinas, ndërsa fjalët e nënës së Messit i kanë dhënë edhe më shumë jehonë emrit të tij.
© SYRI.net
Zbulohen pagat e lojtarëve të Bayern Munich, Harry Kane kryeson listën
Voltemade thyen heshtjen pas përjashtimit nga Gjermania
Barcelona piketon talentin e Cagliarit, skautët ndjekin nga afër mbrojtësin 20-vjeçarBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: