Policia ka arrestuar mbrëmjen e sotme të dënuarin Alfred Hoxha i cili një ditë më parë nuk ishte kthyer në burgun e Rrogozhinës pasi i ishte dhënë një leje 5-ditore.
Alfred Hoxha është dënuar nga gjykata me 4 vite burgim për akuzën e “Vjedhjes”.
Nga ky dënim ai ka kryer 3 vite burgim, ndërsa ka ende për të shlyer edhe 1 vit tjetër.
Në burgun e Rrogozhinës, ai vuante dënimin së bashku me vëllanë e tij, i cili mësohet të jetë dënuar për të njëjtën vepër penale.












