Alfred Hoxha është arrestuar mbrëmjen e sotme në Tiranë, pasi nuk u kthye në burgun e Rrogozhinës pas përfundimit të lejes 5-ditore që i ishte dhënë.
Kapja e tij u bë nga shërbimet e forcës “Shqiponja”, një ditë pasi duhej të paraqitej në institucionin e vuajtjes së dënimit për të vijuar shlyerjen e burgut.
Hoxha është dënuar me 4 vite burg për veprën penale të vjedhjes. Ai ka vuajtur deri më tani 3 vite dhe i mbetet edhe një vit për të përfunduar dënimin.
#AlfredHoxha #Policia #Tiranë #Burg #Arrestim


