Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Nuk u kthye në burg pas lejes 5-ditore, arrestohet në Tiranë i dënuari

    Sulmet ruse dëmtuan ambasadat në Kiev, Shqipëria solidarizohet me Holandën dhe Austrinë

    Nga Harry Potter te Emily in Paris, 10 serialet që pritet të tërheqin vëmendjen në dhjetor

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Sulmet ruse dëmtuan ambasadat në Kiev, Shqipëria solidarizohet me Holandën dhe Austrinë
    Lajmet e fundit

    Sulmet ruse dëmtuan ambasadat në Kiev, Shqipëria solidarizohet me Holandën dhe Austrinë

    November 19, 2026

    Shqipëria ka shprehur solidaritet me Holandën dhe Austrinë, pasi ambasadat e këtyre dy vendeve në Kiev u dëmtuan nga sulmet ruse me dronë ndaj kryeqytetit ukrainas këtë të enjte.

    Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, dënoi sulmet përmes një reagimi në rrjetin social X, duke theksuar se goditjet e përsëritura ruse nuk janë incidente të izoluara dhe kanë vënë në rrezik misionet diplomatike dhe personelin e tyre në Ukrainë. Sipas tij, rreziku prek edhe praninë diplomatike shqiptare në Kiev.

    “Ne i njohim nga afër rreziqet dhe pasojat e sulmeve të tilla. Misionet diplomatike dhe personeli i tyre gëzojnë mbrojtje sipas së drejtës ndërkombëtare. Siguria e tyre duhet të respektohet në çdo rrethanë. Çdo sulm që i vë ata në rrezik është i papranueshëm, duhet të dënohet pa asnjë ekuivok dhe autorët duhet të mbajnë përgjegjësi”, shkruan Hoxha.

    Kreu i diplomacisë shqiptare i cilësoi goditjet një tjetër dëshmi të ashpërsisë së luftës që Rusia po zhvillon kundër Ukrainës dhe të shpërfilljes së së drejtës ndërkombëtare.

    “Ne duhet të mbetemi të bashkuar, të vendosur dhe të palëkundur në mbështetje të Ukrainës, në mbrojtje të së drejtës ndërkombëtare dhe në qëndrimin tonë kundër agresionit rus”, përfundon reagimi i ministrit.

    #FeritHoxha #Shqipëria #Ukraina #Kiev #Rusia #Holanda #Austria #Diplomacia

    Albania expresses its full solidarity with the Netherlands 🇳🇱 and Austria 🇦🇹 following the latest #Russian attacks on Kyiv, which caused damage to their diplomatic premises. This is not an isolated incident. Russia’s repeated attacks have endangered diplomatic missions and personnel in Kyiv, including #Albania’s own diplomatic presence. We know firsthand the risks and consequences of such attacks. Diplomatic missions and their personnel are protected under international law. Their safety and security must be respected under all circumstances. Any attack that endangers them is unacceptable, must be unequivocally condemned, and those responsible must be held accountable. These strikes are yet another reminder of the indiscriminate nature of Russia’s ongoing war of aggression against Ukraine and its blatant disregard for international law. We must remain united, resolute and unwavering in support of #Ukraine while upholding international law and standing against Russian aggression. #Together — Shqipëria shpreh solidaritetin e plotë me Holandën 🇳🇱 dhe Austrinë 🇦🇹 pas sulmeve të fundit ruse ndaj Kievit, të cilat shkaktuan dëme në mjediset e tyre diplomatike. Ky nuk është një incident i izoluar. Sulmet e përsëritura të Rusisë kanë vënë në rrezik misionet diplomatike dhe personelin e tyre në Kiev, përfshirë edhe praninë diplomatike të #Shqipërisë. Ne i njohim nga afër rreziqet dhe pasojat e sulmeve të tilla. Misionet diplomatike dhe personeli i tyre gëzojnë mbrojtje sipas së drejtës ndërkombëtare. Siguria e tyre duhet të respektohet në çdo rrethanë. Çdo sulm që i vë ata në rrezik është i papranueshëm, duhet të dënohet pa asnjë ekuivok dhe autorët duhet të mbajnë përgjegjësi. Këto goditje janë një tjetër dëshmi e karakterit të pakursyer të luftës së agresionit që Rusia po vijon kundër Ukrainës dhe e shpërfilljes së hapur të së drejtës ndërkombëtare. Ne duhet të mbetemi të bashkuar, të vendosur dhe të palëkundur në mbështetje të #Ukrainës, në mbrojtje të së drejtës ndërkombëtare dhe në qëndrimin tonë kundër agresionit rus. #Sëbashku

    — Ferit Hoxha🇦🇱 (@HoxhaFer) November 19, 2026
    ambasada sulmet ruse
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Nuk u kthye në burg pas lejes 5-ditore, arrestohet në Tiranë i dënuari

    November 19, 2026

    Sulmet ruse dëmtuan ambasadat në Kiev, Shqipëria solidarizohet me Holandën dhe Austrinë

    November 19, 2026

    Nga Harry Potter te Emily in Paris, 10 serialet që pritet të tërheqin vëmendjen në dhjetor

    November 19, 2026

    Trump, Putin dhe Xi shpallin deklaratë për paqen, por heshtin për luftërat në Ukrainë dhe Iran

    November 19, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi 19 nëntor 2026, zbuloni parashikimet e yjeve

    Horoskopi 18 nëntor 2026, zbuloni parashikimet e yjeve

    Horoskopi 17 nëntor 2026, zbuloni parashikimet e yjeve

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.