Për shkak të erërave të forta në disa akse rrugore kanë rënë drunj dhe semaforë

NP “Rrugët e Maqedonisë” sonte informoi se për shkak të erës së përforcuar në disa akse rrugore kanë rënë disa, semaforë, shtylla ndriçimi dhe drunj dhe se ato po largohen menjëherë nga rrugët.
Për shkak të erës së përforcuar nga drejtimi jugperëndimor në drejtimin rrugor A2 Gostivar – Strazhë – Kërçovë në udhëkryqin e Gostivarit, u rrëzua një semafor dhe një shtyllë ndriçimi, të cilat u larguan menjëherë nga rruga nga ekipet e NP “Rrugët e Maqedonisë”. Në të njëjtën rrugë, në disa vende kishte drunj të rrëzuar në rrugë, të cilat u larguan nga ekipet kujdestare të ndërmarrjes.
Në drejtimin rrugor Shkup – Tetovë përpara Karpallakut, për shkak të erës së përforcuar, kishte edhe një drunj të rrëzuar i cili gjithashtu u largua nga rruga.
Në drejtimin rrugor rajonal R1206 Tetovë – Shkup, për shkak të erës së përforcuar, në rrugë ka rënë drunj dhe ekipet kujdestare të NP “Rrugët e Maqedonisë” po punojnë për largimin e tyre dhe normalizimin e komunikacionit.
Për shkak të kushteve të motit, përdoruesve në komunikacion u këshillohet të vozisin me kujdes, të përshtatin shpejtësinë sipas kushteve të rrugës dhe të respektojnë sinjalistikën e vendosur të komunikacionit.



































