Një pjesë e fasadës së një pallati është shkëputur në lagjen nr. 1 të Durrësit, pranë Universitetit, duke rrezikuar jetën e kalimtarëve.
Nga rënia e materialeve është dëmtuar edhe një automjet i parkuar pranë pallatit.
Kjo nuk është hera e parë që në Durrës regjistrohen ngjarje të tilla, të cilat vënë në rrezik sigurinë e qytetarëve, veçanërisht të këmbësorëve që lëvizin pranë ndërtesave.
© SYRI.net