16.8 tonë karburant i dyshuar kontrabandë u bllokua në portin e Durrësit nga shërbimet Doganore këtë të enjte. Karburanti u zbulua gjatë kontrollit fizik në këtë anije me emrin “Tinza”, e cila rezulton të jetë me flamur të Tanzanisë. Sipas autoriteteve doganore, ekuipazhi nuk kishte deklaruar të gjithë sasinë e karburantit. Aksioni u zhvillua pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, ku pas verifikimeve të kryera ndërsa anija ishte e ankoruar në një nga kalatat e portit, u zbulua sasia e karburantit e cila dyshohet se do të kontabandohej më pas.