Elisa Spiropali vendosi të flasë një javë pas Asamblesë ku u raportua se u përjashtua nga forumet e PS.
Ajo tha për Top Channel se në Asamble nuk pati as vendime dhe as debate.
Spiropali deklaroi se nuk do ta reklamojë Partinë Socialiste si një parti qesharake, sikurse u soll me të.
Ajo shtoi se i vjen keq për Blendi Klosin që iu desh të shkonte në çdo studio për të sqaruar vendimet e Asamblesë Kombëtare.
“Turp është të vjedhësh dhe të keqpërdorësh pushtetin. Unë shkova dje në Grupi e PS sepse nuk di të jetë marrë ndonjë vendim për mua. Eshtë për të qeshur! Formalisht është NUL dhe s’ka asnjë vlerë. Unë jam ish-kryetare e Kuvendit, jam automatikisht anëtare e forumeve. Përjashtimi im ishte vendim personal i kryetarit të Partisë Socialiste” – tha Spiropali.










