Në ditën e 173, protestës iu bashkua edhe aktivistja suedeze e klimës, Gerta Thunberg. Ajo shprehu mbështetje për lëvizjen Flamingo ndërsa akuzoi policinë për dhinë dhe presion ndaj protestuesve. Populli shqiptar ka treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës, shitjes së vendit tënd te fuqitë imperialiste dhe të ngrihesh kundër dhunës shtetërore dhe korrupsionit. Dhe vetëm pse kanë ushtruar të drejtën dhe lirinë e tyre për të protestuar, protestuesit janë përballur me dhunë dhe represion të paprecedentë nga policia dhe shteti. Bota qëndron në solidaritet me Revolucionin Flamingo dhe po ndjek atë që po ndodh Por tensionet nuk u ndalën edhe këtë të enjte, ku policia u përplas sërish me protestuesit. Uniformat blu ndërhynë për të larguar protestuesit nga bulevardi dëshmorët e kombit për të liruar qarkullimin e mjeteve por hasi në kundërshti.