Policia në Skoci kërkon masa të forta ndaj shitjes së biçikletave dhe skuterëve elektrikë. Shkak është rritja e përdorimit të këtyre mjeteve në aktivitete kriminale, aksidente dhe sjellje antisociale. Oficerët e lartë të policisë kanë kërkuar që qeveria të shqyrtojë kufizimin, madje edhe ndalimin e shitjes së tyre. Sipas tyre, sekuestrimi i mjeteve nuk po mjafton për të frenuar fenomenin. Gjatë periudhës janar-tetor të vitit 2026, Policia e Skocisë ka sekuestruar 1,204 biçikleta dhe skuterë elektrikë të paligjshëm. Në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ishin sekuestruar 727 mjete.