Faqja “Youth Strike” ka publikuar pamje nga protestat në Europë dhe në shtete të tjera të botës.

“Youth Strike” nënvizon se të rinjtë janë duke luftuar për të ardhmen e tyre.

“Një botë tjetër është e mundur dhe të rinjtë po luftojnë për të! E nesërmja do të jetë vetëm fillimi.

Bashkohuni me protestat ndërkombëtare të të rinjve në të gjithë Europën dhe më gjerë. Luftoni për të ardhmen e rinisë, jo për luftrat e tyre”.

Faqja ka publikuar fotografi nga protesta e fuqishme edhe në Tiranë. Në kryeqytetin shqiptar, u mbajt sot protesta e 173-të me radhë kundër qeverisë.

Të rinjtë dhe qytetarët kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama nga pushteti, duke u shprehur se kërkojnë ndryshim të sistemit politik dhe largimin e klasës së vjetër politike.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb