Udhëheqësit evropianë kanë kundërshtuar fuqishëm çdo përpjekje për të përsëritur Konferencën e Jaltës të vitit 1945, duke theksuar se e ardhmja e Ukrainës dhe siguria e Evropës nuk mund të vendosen pa pjesëmarrjen e tyre. Reagimi erdhi gjatë takimit të Koalicionit të Vullnetit në Berlin, të organizuar nga kancelari gjerman Friedrich Merz, vetëm pak orë pas takimit mes presidentit amerikan Donald Trump, presidentit rus Vladimir Putin dhe liderit kinez Xi Jinping në Shenzhen të Kinës. Takimi trepalësh u cilësua nga komentatorët si një “Jaltë 2.0”.