Thursday, November 19, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Baba mentor politik në rrugën time, Spiropali: Koha për reformim të thellë të PS-së, personalizim ekstrem i pushtetit

timoni.al by timoni.al
November 19, 2026
in AKTUALITET, KRYESORE, LAJME, Lajmi Fundit, POLITIKE
0
Baba mentor politik në rrugën time, Spiropali: Koha për reformim të thellë të PS-së, personalizim ekstrem i pushtetit
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Elisa Spiropali, në emisionin “Top Story”, foli për marrëdhënien me kryeministrin Edi Rama, zhvillimet brenda Partisë Socialiste dhe arsyet që e shtynë të reagojë publikisht. Ajo tha se i beson vizionit të Ramës për transformimin e Shqipërisë dhe për një “Shqipëri europiane”, por theksoi se vendi dhe PS-ja kanë nevojë për ndryshime të thella dhe për institucione më të forta, që vendimmarrjen ta shpërndajnë dhe jo ta përqendrojnë te një individ i vetëm.

Spiropali u ndal te protestat dhe pakënaqësitë në shoqëri, duke vënë në dukje se një problem madhor i politikës shqiptare është personalizimi i pushtetit. “Nëse ka një problem madhor sot, që reflektohet edhe në protesta, është personalizimi i pushtetit. Nuk mjafton më një njeri në krye. Duhet reformim i thellë në PS,” tha ajo. Sipas saj, duhet një vendimmarrje që u përket të gjithëve dhe një theks më i madh te institucionet.

Duke përmendur rolin e Ramës në rrugën e saj, Spiropali tha: “Rama baba dhe mentor politik në rrugën time, nuk e mohoj rrugën time… por betejat edhe në PS unë i kam bërë pa asnjë rezervë.” Ajo theksoi se nuk është kursyer për të bërë beteja për partinë, edhe kur nuk kishte lidhje me përfitimet që sjell pushteti, dhe se nuk pendon për kontributin e saj në PS.

Për debatet rreth epiteteve politike, si kur e kishte cilësuar Ramën si Skënderbe, Spiropali i quajti ato “një fabul mediatike” dhe sqaroi se mesazhi i saj ishte që PS-ja duhet të ngrihet në nivelin e aspiratave të të rinjve. Ajo pranoi të merrte përgjegjësi por mohoi që të injoronte kontributet historike për Shqipërinë.

Sa i përket konfliktit me drejtimin e PS dhe largimit nga posti i ministres së Jashtme, Spiropali tha se reagimet e saj kishin nisur më herët dhe se largimi nuk kishte të bënte me dëshirën për të mbajtur postin, por me mënyrën sesi u realizua ai largim. Ajo shtoi se kjo ka lidhje edhe me dinjitetin njerëzor dhe se lëvizjet e tilla duhet të jenë pjesë e llogaridhënies.

Previous Post

U dënua përjetësisht për përdhunim e vrasje 80-vjeçares; burgosuri që i djeg fytyrën kërkon 100 mijë paund dëmshpërblim

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al