Donald Trump ka lëshuar një paralajmërim të ri për Teheranin, duke lënë të hapur mundësinë e një përshkallëzimi të ri ushtarak pas 1 janarit, në një kohë kur informacionet rreth zhvillimit të mundshëm të armëve kimike dhe biologjike nga Irani po intensifikohen. Presidenti amerikan është shprehur për Fox Neës gjatë vizitës së tij në Kinë se ‘ata janë sjellur keq, dhe se do të shohë se çfarë do të nodhë pas 1 janarit 2027’. Trump nuk specifikoi pse e zgjodhi atë datë apo nëse ajo lidhej me një operacion të ri të mundshëm ushtarak. Megjithatë, deklarata e tij është veçanërisht e rëndësishme pasi Uashingtoni vazhdon të mbajë një prani të fortë ushtarake në rajon dhe shqyrton mundësitë e tij kundër Teheranit.