Vendosni fjalën kyçe....

“Në atë Asamble nuk pati propozim, nuk pati votim, nuk pati statut“, -Spiropali sqaron mbledhjen e PS-së



Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, ka komentuar përjashtimin e saj nga forumet e partisë, gjatë një interviste në studion e Grida Dumës në Top Channel.

Spiropali tha se deklaratat e bëra publike pas Asamblesë së PS-së nuk pasqyronin atë që kishte ndodhur gjatë mbledhjes. Ajo u shpreh se për të ishte folur gjerësisht, por sipas saj, në disa raste ishte abuzuar me atë që ishte thënë.

Duke iu referuar vendimit për përjashtimin e saj, Spiropali pretendoi se në Asamble nuk pati as propozim, as votim dhe as procedurë statutore.

“Në atë Asamble nuk pati propozim, nuk pati votim, nuk pati statut. Është një vendim pa vendim. E kam dëgjuar Sekretarin e Përgjithshëm të PS-së. Më vjen keq dhe më vjen turp ta shoh. I duhet të shkojë studio më studio të justifikojë një vendim pa vendim”, tha ajo.

“Mënyra si u fol për anëtarin e thjeshtë të PS-së sikur ishte turp. Turp është të vjedhësh, turp është të abuzosh me pushtetin”, u shpreh deputetja.