Këlliçi: Ja si do e mundim Ramën në zgjedhjet lokale
Nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi, i ftuar këtë të enjte në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus të Ylli Rakipit, foli për zgjedhjet e ardhshme lokale.
Ai tha se një opozitë e bashkuar dhe një pjesëmarrje masive e qytetarëve në zgjedhjet lokale mund t’i japin opozitës një fitore të thellë.
Sa u përket zgjedhjeve të ardhshme lokale, Këlliçi tha se ato mund të jenë të lira dhe të ndershme vetëm nëse do të ketë një qeveri teknike.
Pjesë nga biseda:
Këlliçi: Rama është në ditën politike më të zezë. Është një lider politik i diskredituar në të gjithë botën. Nuk ka vend në botë që nuk ka artikuj për narkoshtetin në Shqipëri. Është plotësisht i realizueshëm objektivi i opozitës për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Qeveria teknike për të realizuar zgjedhje të lira është kusht. Në zgjedhjet lokale, nëse ka pjesëmarrje të madhe, do të ketë rokadë shumë të madhe.




