“Kina është një parajsë lodrash”, Musk shfaqet në video me të birin gjatë vizitës në Shenzhen
Elon Musk ka theksuar rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, duke e cilësuar veten një “admirues të madh të Kinës” dhe të teknologjisë së saj. Deklaratat u bënë gjatë një takimi në Shenzhen me Ren Hongbin, kryetar i Këshillit Kinez për Promovimin e Tregtisë Ndërkombëtare.
Sipas agjencisë shtetërore kineze të lajmeve Xinhua, drejtuesi i Tesla-s dhe SpaceX-it nënvizoi rëndësinë e ruajtjes së marrëdhënieve të mira mes Uashingtonit dhe Pekinit, duke theksuar se të dyja vendet duhet të përparojnë së bashku.
“Sa më shumë bashkëpunim të ketë mes dy vendeve, aq më mirë do të jetë për secilin vend”, deklaroi Musk.
Biznesmeni amerikan ndodhet në Shenzhen si pjesë e delegacionit të biznesit që shoqëron presidentin amerikan Donald Trump në samitin e APEC-ut.
Vëmendje të veçantë ka tërhequr edhe një video 24-sekondëshe e publikuar nga llogaria në rrjetet sociale Yuyuan Tantian, e lidhur me median shtetërore kineze.
Në video, Musk shfaqet së bashku me djalin e tij gjashtëvjeçar, X Æ A-Xii, të cilin e pyet për dashurinë ndaj Kinës. Pasi i vogli shprehet se e do vendin, Musk e cilëson Kinën si një “parajsë lodrash”, duke shpjeguar se aty prodhohet pothuajse gjithçka.
NEW: Elon Musk, who brought his son X along to China, said the boy sees China as a “toy paradise” because his toys are made here. https://t.co/8F1OAIlyJL
— Insider Paper (@TheInsiderPaper) November 19, 2026
Raporti: Mbi 10% e popullsisë së botës rrezikon nga përdorimi problematik i internetit, ekspertët kërkojnë rregulla më të forta
Hakime, inteligjencë artificiale apo thjesht përditësime të vonuara, pse ka pasur kaq shumë ndërprerje?
Franca do të monitorojë youtuber-at për ndikime ose paragjykime politike përpara zgjedhjeve të vitit 2027
- 00:06 Raporti: Mbi 10% e popullsisë së botës rrezikon nga përdorimi problematik i internetit, ekspertët kërkojnë rregulla më të forta
- 23:00 Hakime, inteligjencë artificiale apo thjesht përditësime të vonuara, pse ka pasur kaq shumë ndërprerje?
- 22:29 Gazetarja për Jakup Krasniqin: Ishte zëdhënës i UÇK-së, çfarë duhet të themi për Vuçiçin që ishte zëdhënës i Millosheviçit?
- 22:16 Karamuço: Ushtri spiunësh shqiptarë ndihmuan Gjykatën Speciale të dënonte ish-krerët e UÇK
- 21:50 “Lekët e vjedhura në postën e Durrësit janë përdorur për zgjedhje”, Peka sjell detajet e forta
- 21:37 Rama në Berlin: Më në fund një grup përfaqësuesish të Europës për komunikimin e mundshëm me Rusinë