Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Dënim tetëvjeçar për lojtarin që e gjuajti me gurë gjyqtarin

Jhon Perlaza

Një futbollist ekuadorian është dënuar me tëtë vjet pa të drejtë loje, pasi e gjuajti me gurë një gjyqtar asistent. 

Ai pësoi lëndime të rënda në fytyrë dhe u desh të operohej. 

Jhon Perlaza ishte pjesë e Club Ciudad de Yantzaza në ndeshjen ndaj Club Rio Aguarico FC, në kategorinë e tretë të futbollit ekuadorian, kur ndodhi incidenti. 

Një gur e goditi asistentin Lenin Giovanni Ojeda Nunez në fytyrë, në minutën e 96-të. 

Ndeshja më pas u ndërpre. 

Edhe Dhunë në Spanjë, portieri godet me grusht kundërshtarin Futboll Dhunë në Spanjë, portieri godet me grusht kundërshtarin

“Asistenti kishte marrë lëndim serioz dhe iu desh operimi, si dhe rikuperimi prej 60 ditësh”, kishte njoftuar Federata e Futbollit e Ekuadorit. 

Futbollisti ekuadorian nuk do të ketë të drejtë loje dhe asnjë ushtrim të aktivitetit që lidhet me këtë sport, deri më 19 tetor të vitit 2034. 

Klubi i futbollistit u dënua me 2 mijë dollarë, ndërsa u detyrua t’i paguante edhe 4,369 dollarë tjerë për shërbimet mjekësore që i mori Nunezi. 

Klubi e largoi Perlazan pas këtij incidenti, ndërsa i kërkoi falje gjyqtarit.

Edhe Pique thotë se portieri Owono nuk e meritoi dënimin prej 12 ndeshjeve moslojë Futboll Pique thotë se portieri Owono nuk e meritoi dënimin prej 12 ndeshjeve moslojë