Alarm për prani dronësh, mbyllet për dy orë aeroporti i Genovas në Itali

Aeroporti “Cristoforo Colombo” në Genova të Italisë, u mbyll për rreth dy orë mbrëmjen e djeshme, më 19 nëntor, pas një alarmi për praninë e mundshme të dronëve në hapësirën ajrore pranë pistës.

Pas verifikimeve, alarmi rezultoi i rremë dhe aeroporti rifilloi aktivitetin normal.

Të lidhura

None found

Alarmi u aktivizua në orën 20:10, kur autoritetet vendosën ndalimin e fluturimeve në hapësirën ajrore përreth aeroportit, për shkak të raportimeve për praninë e mundshme të dronëve në lindje dhe në perëndim të pistës.

Situata shkaktoi ndërprerjen e përkohshme të operacioneve ajrore dhe vonesa në fluturime. Mes tyre ishte edhe një avion me destinacion Romën, i cili mbeti i bllokuar në pistë pa marrë lejen për ngritje.

Për arsye sigurie, pasagjerët u zbritën nga avioni dhe më pas u rikthyen në bord, pasi situata u vlerësua nga autoritetet përkatëse.

Pas kontrolleve të kryera dhe konfirmimit nga ENAV, ndalimi i fluturimeve u hoq pak pas orës 22:00.


Shtuar më 20.11.2026 07:40

Quantcast
grandpashabet girişBursa Escortgrandpashabet girişjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet güncel girişdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbetonline notarylimanbetgiftcardmall/mygiftmarsbahismarsbahiskavbetgrandpashabetTürk İfşajojobetjojobetmarsbahisbahis siteleribahis siteleriGrandpashabet girişjojobet