Aeroporti “Cristoforo Colombo” në Xhenova të Italisë u mbyll për rreth dy orë mbrëmjen e sotme, pas raportimeve për praninë e dronëve në zonën e aeroportit.

Në orën 20:10 u vendos ndalimi i fluturimeve në hapësirën ajrore përreth aeroportit, masë që u hoq pak pas orës 22:00, pasi përfunduan kontrollet e autoriteteve.

Për shkak të situatës, një avion i “ITA Airways”, i cili ishte planifikuar të fluturonte drejt Romës, “Fiumicino”, u mbajt në pistë pa marrë lejen për t’u ngritur. Pasagjerët u zbarkuan nga avioni dhe më pas u rikthyen sërish në bord.

Raportimet për praninë e mundshme të dronëve u bënë në zonat lindore dhe perëndimore të pistës, duke shkaktuar pezullimin e përkohshëm të aktivitetit aeroportual dhe ndërprerjen e fluturimeve deri në përfundimin e verifikimeve.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb