Vetëm një ndeshje është në program sot (e premte) në elitën e futbollit kosovar, ndërsa gjatë ditëve të vikendit janë programuar nga dy takime tjera.

Java e 14-të në Albi Mall Superligën e Kosovës nis këtë të premte me përballjen ndërmjet Prishtinës dhe Drenicës, dy skuadrave që synojnë të marrin pikët e plota në këtë fazë të kampionatit.


Kryeqytetasit do të kenë përballë një kundërshtar që kërkon të dalë me rezultat pozitiv nga udhëtimi në Prishtinë, ndërsa dueli në stadiumin “Fadil Vokrri” pritet të jetë sfida e vetme e ditës së sotme.


Ky takim është programuar të zhvillohet nga ora 17:00 në stadiumin Fadil Vokrri, aty ku bardhekaltrit kanë kohë që nuk kanë zhvilluar ndeshje shkaku i angazhimit të kombëtares së Kosovës.

Ndeshjet e tjera të kësaj jave zhvillohen të shtunën, kur Llapi përballet me Vushtrrinë, ndërsa Malisheva pret Dukagjinin. Të dielën, Ballkani luan ndaj Gjilanit, kurse Drita përballet me Feronikelin ’74 në Gjilan. /Telegrafi/