Gjashtë persona, mes tyre edhe një fëmijë i vogël, kanë humbur jetën pas një shpërthimi të fuqishëm që ndodhi të enjten në mëngjes, më 19 nëntor, në një pallat pesëkatësh në Tbilisi, kryeqytetin e Gjeorgjisë. Shpërthimi shkaktoi shembjen e një pjese të ndërtesës, ndërsa katër persona të tjerë mbetën të plagosur.
Ministri i Brendshëm i Gjeorgjisë, Shulkhan Tamazashvili, bëri të ditur se ekipet e shpëtimit gjetën gjashtë trupa nën rrënoja. Sipas vlerësimeve paraprake, shpërthimi dyshohet se u shkaktua nga një rrjedhje e gazit natyror, në momentin kur një banor tentoi të ndizte radiatorin në banesën e tij.
An explosion authorities say was caused by a gas leak in a residential apartment building in a Tbilisi suburb has left several residents injured and seven people, including three children, trapped under rubble.
🔗 Read more: https://t.co/2ENZAHriVM https://t.co/qxjsNzGMOp
— OC Media (@OCMediaorg) November 19, 2026
Mes rrënojave, ekipet e shpëtimit arritën të nxirrnin të gjallë një vajzë trevjeçare. Momenti i shpëtimit u prit me duartrokitje dhe emocione nga banorët e mbledhur pranë pallatit, të cilët ndiqnin me ankth operacionin.
Sipas kreut të shërbimit të shpëtimit, Teimuraz Mgebrisvili, një nga gratë që humbi jetën dyshohet se ishte nëna e vajzës trevjeçare, por ky informacion nuk është konfirmuar përfundimisht.
Katër të plagosurit u transportuan në spitalet e qytetit. Mes tyre është edhe një djalë 11-vjeçar, gjendja shëndetësore e të cilit raportohet e rëndë.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e sakta të shpërthimit, ndërsa dyshimet paraprake përqendrohen te rrjedhja e gazit natyror.
