Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit në Orikum, ku një përplasje mes dy automjeteve i ka marrë jetën një 63-vjeçari.
Viktima është identifikuar si Xhevair Xhelili, i cili ndodhej në njërën prej makinave të përfshira në aksident.
Përplasja ka shkaktuar edhe disa të plagosur, të cilët janë transportuar në spitalin e Vlorës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Sipas informacioneve paraprake, në automjetin tjetër ndodheshin disa punëtorë të huaj, të cilët po udhëtonin drejt zonës bregdetare të Vlorës.
Pas ngjarjes, policia ka mbërritur në vendin e aksidentit, ku së bashku me grupin hetimor po punon për të rindërtuar dinamikën e përplasjes. Ende nuk janë bërë të ditura shkaqet që çuan në aksidentin fatal.













