Hungaria pritet të heqë veton për negociatat e anëtarësimit të Ukrainës në BE
Hungaria pritet të heqë veton për hapjen e dy grupeve të fundit të negociatave të anëtarësimit të Ukrainës në Bashkimin Evropian. Vendimi pritet të formalizohet të premten, gjatë një takimi të ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së, bëjnë të ditur dy burime diplomatike për Euronews.
Sinjali për këtë ndryshim qëndrimi u dha nga András Bíró-Nagy, Sekretari i Shtetit i Hungarisë për Çështjet e BE-së në Zyrën e Kryeministrit, gjatë një diskutimi mbi zgjerimin, përpara mbledhjes së Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të mbajtur të enjten në Bruksel.
Budapesti ka bllokuar prej kohësh procesin e anëtarësimit të Ukrainës në BE, duke kundërshtuar hapjen e grupeve negociuese. Kjo veto ka penguar gjithashtu edhe përparimin e Moldavisë drejt anëtarësimit, pasi proceset e të dy vendeve mbeten të lidhura.
Ndryshimi i qëndrimit të Hungarisë nisi pas ardhjes në pushtet të Péter Magyar, i cili mposhti Viktor Orbán pas 16 vitesh në krye të qeverisë.
Ndërkohë, procesi negociues i Ukrainës ka shënuar përparim gradual. Grupi i parë negociues u hap në qershor, i dyti në korrik, ndërsa dy grupe të tjera në tetor.
Një zhvillim i rëndësishëm në përmirësimin e marrëdhënieve mes Kievit dhe Budapestit ishte edhe marrëveshja e arritur muajin e kaluar për të drejtat e pakicës etnike hungareze në Ukrainën perëndimore. Marrëveshja u miratua më pas edhe nga parlamenti ukrainas, duke krijuar kushte për zhbllokimin e procesit të integrimit evropian
Publikohen pamjet e shembjes së ndërtesës në Brooklyn, tetë viktima mes tyre dy fëmijë (VIDEO)
Problemet në sistemet teknologjike amerikane, Trump largon nga detyra drejtorin e sigurisë kibernetike
Në një moment tensionesh me Trump, Macron pret Kamala Harris në Paris
- 08:20 Rama: 300 mijë pasagjerë në 10 ditët e para të nëntorit në Aeroportin e Tiranës, zgjerimi përfundon më 27 nëntor
- 08:12 Aksident i rëndë në Dukat, humb jetën një person dhe plagosen tre të tjerë pas përplasjes së dy makinave
- 08:02 Publikohen pamjet e shembjes së ndërtesës në Brooklyn, tetë viktima mes tyre dy fëmijë (VIDEO)
- 07:53 Problemet në sistemet teknologjike amerikane, Trump largon nga detyra drejtorin e sigurisë kibernetike
- 07:35 Në një moment tensionesh me Trump, Macron pret Kamala Harris në Paris
- 05:26 A mund ta rivendosë Magyar sundimin e ligjit në Hungari dhe të rifitojë besimin e BE-së?