Aksident vdekjeprurës në qendër të Orikumit, ku në mëngjes u përplasën dy makina. Për pasojë, humbi jetën një 63 vjeçar që udhëtonte në njërin prej mjeteve. Viktima u identifikua si shtetasi Xhevair Xhelili.
Nga aksidenti mbetën të plagosur disa persona, që u dërguan në Spitalin e Vlorës për ndihmë mjekësore. Në njërën prej makinave udhëtonin punëtorë të huaj, të punësuar në zonën bregdetare.
Ndërkohë, trupi i pajetë i 63-vjeçarit u dërgua në morg. Në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, që po punojnë për të zbardhur rrethanat e aksidentit e për të përcaktuar shkakun e përplasjes fatale.