Lajmi i fundit

Aksident tragjik në Orikum/ Përplasen 2 makina, ndërron jetë 62-vjeçari, disa të huaj të plagosur

Aksident tragjik në Orikum/ Përplasen 2 makina, ndërron jetë 62-vjeçari, disa të huaj të plagosur

Aksident tragjik në Orikum/ Përplasen 2 makina, ndërron jetë 62-vjeçari, disa të huaj të plagosur

08:44, 20/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në qendër të Orikumit, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.

Si pasojë e aksidentit, sipas burimeve për SYRI-n, ka humbur jetën një 62 vjeçar, Xhevair Xhelili i cili udhëtonte në njërin prej automjeteve.

Nga përplasja raportohet gjithashtu për disa persona të plagosur. Mësohet se në automjetin tjetër udhëtonin disa punëtorë te huaj të cilët po shkonin drejt zonës bregdetare të Vlorës për punë.

Ndërkohë, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të këtij aksidenti tragjik.te plagosurit jane dhoqeruar ne ambjentet e spitalit te Vlores , ndersa personi qe ka nderruar jete eshte shoqeruar ne morgun e spitalit.

Vlorë/ Informacion paraprak

Rreth orës 07:20, në aksin rrugor “Orikum-Llogara”, në Fushë Dukat, automjeti tip “Ford”, me drejtues shtetasin Xh. Xh., rreth 62 vjeç, dyshohet se është përplasur me automjetin tip “Renault”, me drejtues shtetasin M. H.,  36 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën në vendngjarje, shtetasi Xh. Xh.

Gjithashtu, janë dëmtuar drejtuesi i automjetit “Renault”, shtetasi egjiptian M. H., dhe  pasagjeri, shtetasi M. N., rreth 40 vjeç, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital. 

3 pasagjerët e automjetit tip “Renault” janë shoqëruar në Komisariat dhe po kryhen veprimet procedurale.  

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco