Interi ka paraqitur ofertën e tij dhe tashmë klubi pret një përgjigje nga Gordon Stipic, agjenti i Hakan Calhanoglu, me besim dhe optimizëm. Mediat kanë zbuluar detaje kyçe mbi negociatat për rinovimin e kontratës me mesfushorin turk.
Zhvillimi më i rëndësishëm ka të bëjë me strukturën e ofertës së Inter. Propozimi përfshin një pagë bazë pak më të ulët se ajo që ai përfiton aktualisht, por me një kuadër financiar të ristrukturuar plotësisht.
Klubi ka përfshirë bonuse të ndryshme që do t’i mundësonin mesfushorit të arrinte një shifër që i afrohet 6 milionë eurove në sezon. Ky përbën një hap të rëndësishëm duke pasur parasysh se Inter mbështetet te dëshira e Calhanoglu për ta vazhduar karrierën e tij me zikaltrit.
Klubi tani pret një përgjigje ose një kundërpropozim të mundshëm për ta shqyrtuar. Gordon Stipic ka kërkuar pak kohë “për të analizuar me kujdes si shifrat, ashtu edhe strukturën e re të propozuar.
Dialogu mes palëve do të vazhdojë, ndërsa kontakte të mëtejshme priten në ditët në vijim. Sa i përket kohëzgjatjes, propozimi parashikon një marrëveshje dyvjeçare, me mundësinë e përfshirjes së një opsioni për një vit të tretë.







