Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës vijon të regjistrojë shifra rekord të udhëtarëve. Vetëm në 10 ditët e para të muajit nëntor, në aeroport kanë udhëtuar rreth 300 mijë pasagjerë. Kjo bëhet e ditur nga kryeministri Edi Rama.
Në Facebook, Rama thekson se paralelisht me rritjen e fluksit të udhëtarëve vijojnë punimet për zgjerimin e aeroportit, me synimin për të përballuar një numër edhe më të madh pasagjerësh në të ardhmen.
Punimet zhvillohen gjatë orëve të natës, ndërsa përfundimi i tyre pritet më 27 nëntor.
Mirëmëngjes dhe me shifrat rekord të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, ku vetëm në 10 ditët e para të nëntorit kanë fluturuar 300 mijë pasagjerë, ndërkohë që punimet për zgjerimin e aeroportit, për të pritur një fluks edhe më të madh udhëtarësh, vijojnë gjatë natës dhe pritet të përfundojnë më 27 nëntor, ju uroj një ditë të mbarë!