Vendi
Reshjet e dendura të shiut, rruga e Arbrit kthehet në “lum”
Reshjet e shumta të shiut të rëna gjatë mbrëmjes së kaluar kanë shkaktuar probleme në rrugën e Arbrit mes dy lagjeve të qytetit të Bulqizës.
Bllokimi i kanaleve kulluese anësore dhe sasia e madhe e ujit e akumuluar që nga Qafa e Buallit kanë bërë që e gjithë rruga të mbulohet nga uji duke u bërë e rrezikshme për të gjithë drejtuesit e automjeteve.
Drejtuesit e mjeteve këshillohet të tregojnë kujdes duke reduktuar shpejtësinë teksa lëvizin në këtë segment rrugor për shkak të pranisë së madhe të ujit.
Sa herë ka reshje shiu ky segment i rrugës së Arbrit përmbyet për shkak se kanalet kulluese nuk e përballojnë sasinë e madhe e ujit që akumulohet nga të dyja anët e luginës së Bulqizës.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




