Tafani: Takimi në Kinë në mes Trump, Putin dhe Xi Jinping nuk ka asnjë ngjashmëri me konferencën e Jaltës

08:54, 20/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

I ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri tv ka qenë eksperti dhe analisti Endri Tafani i cili ka komentuar takimin e Kinës ne mes të Trump, Putin dhe Xi Jinping.

Në bisedë me moderatorin Flavio Qarri ai shpjegoi se ky takim nuk ka asnjë ngjashmëri me takimin e Jaltës që u zhvillua pas luftës së dytë botërore.

Flavio Qarri: Nëse të gjithë duan të bëjnë një krahasim me Jaltën, mungon Britania, e mungon Evropa.

Endri Tafani: Më tepër kjo ka qene një marketing në sytë e publikut për faktin se ishin tre drejtues të tre fuqive të mëdha të cilët takoheshin dhe kjo i jepte një farë rezonance ose një farë ngjashmëri me atë që ka ndodhur ne Jaltë me 1945. Këtu mbaron krahasimi. Vetëm ata që janë injorantë në fushën e gjeopolitikës mund të mendojnë që Jalta e ’45 mund të rikthehet prapë. E para njëherë ndryshojnë shumë rrethanat. Në  1945 ato ishin fuqi fituese, dhe jo vetëm që ishin fuqi fituese por duhet kuptuar që në 1945, Afrika ishte e kolonizuar, pak shtete afrikane kishte. India, Pakistani, Bangladeshi ishin pjesë e perandorisë britanike. Pra ishte një botë krejt tjetër në të cilën nuk kishte shtete të tjera. Ishin dy fuqi të mëdha SHBA dhe BS sepse Britani a në atë kohë ishte në rënie. Sepse dihet pas disa kohësh u shkatërruar edhe perandoria britanike. Pra në këtë kuadër të kthehesh në 2026 e të thuash këta janë tre të mëdhenjtë të ndajnë botën është diçka që nuk janë fuqi fituese dhe nuk e kanë potencialin që të bëjnë atë që bënë dikur SHBA dhe BS.

SHBA dhe BS që diktuan pas Jaltës, kishin anën ideologjike mbrapa. Pra ishte komunizmi dhe antikomunizmi që ishin dy ideologji që luftonin njëra tjetrën. Janë shumë të forta si ideologji të cilat pastaj diktuan edhe ato zonat e ndarjes së influencës. Bashkimi Sovjetik duke reklamuar lëvizjet komuniste kurse SHBA duke promovuar ato që quheshin lëvizje antikomuniste.

Në këtë rast ty të mungon elementi ideologjik.

Flavio Qarri: Kina është pak nga të dyja. Ultra kapitaliste në ekonomi, dhe ultra komuniste në ideologji

Endri Tafani: Por nuk është se ka njëri që e ka qejf modelin politik, ose modelin ideologjik të Kinës. E njëjta gjë edhe me modelin e Putinit, të Rusisë. Nuk është ndonjë model që kanë shumë veta dëshirë ta imitojnë.

E njëjta gjë edhe me SHBA, rënia e asaj ideologjisë antikomuniste, antidiktatoriale, pra ka pësuar një farë rënie, kështu që ota nga ana ideologjike nuk e pozicionuar siç ka qene me 1945.

Dhe e dyta e punës, përveç kësaj janë fuqi të tjera të cilat....Afrika është një kontinent ku secili prej vendeve po zhvillohet. Ke Amerikën e Jugut. Brazili po bëhet superfuqi dhe është një nga vendet me pasuri shumë të madha. Ke Indinë në Azi e cila është superfuqi në krahun tjetër. Pra edhe sikur të duan këta që janë tre të mëdhenjtë që mund të ndikojnë. Bota ka ndryshuar aq shumë sa mund të ndodhë Jalta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco