Kompany pranon: Problemi shëndetësor ishte një tronditje për mua, por tani jam shumë mirë

20 Nëntor 2026
9:16
Telesport
back button

Pas një problemi shëndetësor dhe disa javësh larg fushave, Vincent Kompany është optimist për rikthimin e tij në aksion me Bayern Munich. Trajneri belg ka dy ditë që drejton skuadrën e tij në seancat stërvitore.

“Në fakt, duhet të them se jam shumë mirë,” deklaroi trajneri gjatë konferencës së tij të parë për shtyp që nga rikthimi. “I kam kryer të gjitha kontrollet e nevojshme mjekësore“, shtoi me tej Kompany.

Më tej, ai theksoi: “Rezultatet ishin pozitive, duke treguar se nuk ka pasur komplikacione afatgjata. Kam punuar për të rifituar ekuilibrin tim”.

Sipas Kompany, problemi shëndetësor erdhi si pasojë e një infeksioni që nuk ishte trajtuar plotësisht. “Nuk i kushtova vëmendjen e duhur trupit tim,” vuri në dukje ai.

“Nuk mund ta minimizoj, ishte një tronditje e vërtetë.” Trajneri u shtrua në spital, ku mjekët diagnostikuan një irritim të meningjeve, gjë që e detyroi belgun të qëndronte larg për disa javë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit