Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka regjistruar shifra rekord të udhëtarëve, me 300 mijë pasagjerë që kanë fluturuar vetëm në 10 ditët e para të muajit nëntor.
Kryeministri Edi Rama bëri të ditur se, për të përballuar fluksin në rritje të udhëtarëve, po vijojnë punimet për zgjerimin e aeroportit. Sipas tij, ndërhyrjet po kryhen gjatë orëve të natës dhe pritet të përfundojnë më 27 nëntor.
“Mirëmëngjes dhe me shifrat rekord të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, ku vetëm në 10 ditët e para të nëntorit kanë fluturuar 300 mijë pasagjerë, ndërkohë që punimet për zgjerimin e aeroportit, për të pritur një fluks edhe më të madh udhëtarësh, vijojnë gjatë natës dhe pritet të përfundojnë më 27 nëntor, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në rrjetet sociale.