Aksident i rëndë në Dukat, humb jetën një person dhe plagosen 2 të tjerë pas përplasjes së dy makinave (VIDEO)

20 Nëntor 2026 | 08:12

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në fshatin Dukat, ku dy mjete janë përplasur me njëri-tjetrin. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën 62-vjeçari Xh. Xh., i cili drejtonte njërin prej automjeteve. Nga aksidenti raportohet gjithashtu për 2 persona të plagosur.

Mësohet se në automjetin tjetër udhëtonin disa punëtorë të huaj, të cilët po shkonin drejt zonës bregdetare të Vlorës për të punuar.

Të plagosurit janë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku po marrin ndihmën mjekësore, ndërsa trupi i pajetë i 63-vjeçarit është dërguar në morgun e spitalit.

Njoftimi i policisë

“Rreth orës 07:20, në aksin rrugor “Orikum-Llogara”, në Fushë Dukat, automjeti tip “Ford”, me drejtues shtetasin Xh. Xh., rreth 62 vjeç, dyshohet se është përplasur me automjetin tip “Renault”, me drejtues shtetasin M. H., 36 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën në vendngjarje, 62-vjeçari Xh. Xh.

Gjithashtu, janë dëmtuar drejtuesi i automjetit “Renault”, shtetasi egjiptian M. H., dhe pasagjeri, shtetasi M. N., rreth 40 vjeç, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital.

3 pasagjerët e automjetit tip “Renault” janë shoqëruar në Komisariat dhe po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident në aksin Tiranë-Durrës, plagoset drejtuesi i një motori

Një aksident rrugor është regjistruar këtë të premte në aksin Tiranë-Durrës, teksa një automjet është përplasur me një motor. Sipas policisë, për pasojë ka marrë...
08:40 | 20/11/2026

Rama: 300 mijë pasagjerë në 10 ditët e para të nëntorit në Aeroportin e Tiranës, zgjerimi përfundon më 27 nëntor

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një postim në rrjetet sociale, ku ka vënë në dukje shifrat rekord të pasagjerëve që kanë udhëtuar përmes Aeroportit Ndërkombëtar...
08:20 | 20/11/2026

Karamuço: Ushtri spiunësh shqiptarë ndihmuan Gjykatën Speciale të dënonte ish-krerët e UÇK

I ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço foli lidhur me luftën çlimitare të UÇK-së dhe vendimin e Gjykatës Speciale e cila...
22:16 | 19/11/2026