Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Tiranë-Durrës.
Një automjet është përplasur me një motor, dhe si pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i këtij të fundit, i cili ka përfunduar në spital.
“Rreth orës 07:00, në aksin rrugor Tiranë-Durrës, automjeti me drejtues shtetasin E. K. është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin R. F. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme”,- thuhet në njoftimin e policisë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.












