Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe këtë të premte.
Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura, ndërsa pas orëve të mesditës pritet një përmirësim gradual i kushteve atmosferike.
Reshjet e shiut do të jenë të pranishme që në orët e para të 24-orëshit në të gjithë territorin, me intensitet të ulët. Pas mëngjesit, ato do të kufizohen kryesisht në zonat veriore dhe qendrore të vendit.
Era do të fryjë nga drejtimi jugor, me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s, ndersa përgjatë vijës bregdetare dhe në lugina, ajo pritet të forcohet deri në 14 m/s, duke sjellë edhe dallgëzim në det me forcë 2-4 ballë.













