Neymar ka shkaktuar polemika me reagimin e ashpër ndaj tifozëve të Coritibas, pas fitores 1-0 të Santos në kampionatin brazilian. Sulmuesi 34-vjeçar nuk i ka fshehur emocionet në përfundim të ndeshjes, duke iu drejtuar mbështetësve kundërshtarë me tone të larta, në një moment që u transmetua drejtpërdrejt në televizion.
Santos siguroi tri pikët falë golit të Gabriel Barbosës në minutat shtesë, duke u ngjitur në vendin e tetë të renditjes së Serinë A braziliane. Megjithatë, vëmendjen pas ndeshjes e mori reagimi i Neymarit, i cili pretendonte se ishte provokuar gjatë gjithë takimit nga tifozët vendas.
Duke iu drejtuar tribunave dhe përballë kamerave televizive, braziliani u shpreh: “Mos e teproni! Ju do të përfundoni në Serie B. Duhet të më respektoni, më respektoni, edhe pse jeni një skuadër e vogël!”
Ndërkohë, e ardhmja e Neymarit te Santosi mbetet e paqartë. Kontrata e tij përfundon në fund të muajit të ardhshëm dhe ende nuk dihet nëse ai do të vazhdojë të jetë pjesë e klubit brazilian.
Drejtuesit e Santos dëshirojnë ta mbajnë sulmuesin, ndërsa drejtori ekzekutiv i klubit, ka shprehur besimin se mund të arrihet një marrëveshje për rinovimin.
“E dimë se në çdo merkato vijnë oferta për largimin e tij, por Neymar gjithmonë zgjedh të qëndrojë te Santosi. Para së gjithash, duhet të kujdesem që ai të jetë i lumtur. Nëse ndihet mirë këtu, mund ta mbajmë”, deklaroi ai.
Pavarësisht interesimit të mundshëm nga klube të tjera, Santos shpreson që Neymar të vazhdojë aventurën me skuadrën braziliane.
© SYRI.net
Napoli vendos çmimin për De Bruyne, PSV nuk pranon të paguajë 7 milionë euro
Valverde rinovon me Real Madridin deri në vitin 2031, bëhet një nga lojtarët më të paguar të skuadrës
Shevchenko kundërpërgjigjet ashpër ndaj Mudryk: E akuzon për shpifje dhe zbulon një tentativë për të fajësuar një të pafajshëmBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: