Fileto viçi me garniturë, ngjyra dhe shije në një pjatë nga shefja e kuzhinës Albana Mançja
Çdo ditë, në emisionin “Mes’dritë” në Vizion Plus, nën moderimin e Alma Çelajt, shefja e kuzhinës Albana Mancia sjell receta të shijshme, ide kreative dhe sugjerime për gatime që mund t’i përgatisni lehtësisht në shtëpi. Ndiqni recetat e saj dhe zbuloni çdo ditë shije të reja, hap pas hapi!
Përbërësit:
800 g fileto viçi
400 gr perime mix
2 karrota
150 gr bishtaja
3 lugë vaj ulliri
40 g gjalpë
2 thelpinj hudhër
1 degë rozmarinë
Kripë dhe piper i zi
Për salcën:
100 ml lëng mishi
80 ml verë e kuqe CANTINA CASSAR
20 g gjalpë
Përgatitja:
Presim fileton e viçit në katër medalione dhe e lëmë 20 minuta jashtë frigoriferit para gatimit.
Presim perimet i marinojmë me vaj ulliri, kripë dhe rozmarinë. I pjekim në 200°C për 20 min
Pregatisim salcen e kuqe me veren duke e reduktuar alkoolin,me lengun e mishit dhe gjalpin dhe i sperkasim me salcen e kuqe.




