Bayern Munich dhe Colonia hapin këtë mbrëmje javën e Bundesligës, në ndeshjen e parë pas ndërprerjes për kombëtaret dhe Nations League, me fillim në orën 20.30. Sipas Tuttosport, bavarezët nisen nga vendi i parë i klasifikimit, të barabartë me Dortmundin. Për të paktën një natë, ata mund të rikthehen në rolin e zakonshëm të liderit të vetëm. Përballë tyre qëndron Colonia, e katërta nga fundi, me dy pikë avantazh ndaj Unionit, në një transfertë që në letër duket e pamundur. Ajo lidhet me udhëtimin e nesërm të Leipzigut në Berlin, ku “Rot Bullen” mund të marrin pikët e plota. Kështu do t’i bllokonin kryeqytetasve mundësinë për t’i lënë Colonias vendin që, të paktën përkohësisht, do të thoshte play-off për zbritje nga kategoria. Bayern Këln mbetet sfida kryesore e mbrëmjes në Bundesliga.