Kryeministri Edi Rama ka mbledhur paraditen e sotme ministrat dhe drejtuesit politikë të qarqeve në një takim në godinën e Kryeministrisë.
Bëhet me dije se në fokus të takimit kanë qenë përgatitjet për zgjedhjet lokale të 9 majit 2027, ku janë diskutuar edhe hapër për organizimin elektoral të socialistëve.
Prioritet e PS-së mbetet intensifikimi i punës organizative për zgjedhjet lokale dhe forcimi i komunikimit me qytetarët.
Ministrat dhe drejtuesit politikë të qarqeve do të kenë një rol të rëndësishëm në periudhën para zgjedhjeve lokale, konkretisht në përcaktimin e prioriteteve dhe angazhimin e strukturave.