Sport

Stërvitje e spiunuar për Manchester United!

Stërvitja e parë me dyer të mbyllura ka përfunduar në Youtube. Nuk e priste kështu trajneri Mauricio Pochettino ditën e parë të punës në Carrington, qendrën sportive të Manchester United.

Argjentinasi drejtoi seancën e parë stërvitore në krye të “Red Devils” dhe problemi është se ajo u transmetua pjesërisht në YouTube pa dijeninë e klubit, siç kanë raportuar mediet sportive angleze.

Fajtori? Një vëzhgues, mjaft kurioz me sa duket, që pati lirinë të filmonte stërvitjen nga lart, duke përdorur një dron.

12 minuta të stërvitjes së Manchester United, që duhej të ishte zhvilluar me dyer të mbyllura, përfunduan online.

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.