Prokuroria e Vlorës sekuestron 1.6 milionë euro pasuri të dyshuara të përfituara me dokumente të falsifikuara
Prokuroria e Vlorës ka vendosur në sekuestro pasuri me vlerë 1.6 milionë euro, të dyshuara se janë përfituar përmes dokumenteve të falsifikuara. Masa është marrë në kuadër të hetimeve për veprat penale që lidhen me falsifikimin e dokumenteve dhe përfitimin e paligjshëm të pronave.
Pasuritë janë identifikuar gjatë hetimeve të zhvilluara nga organi i akuzës, i cili ka kërkuar vendosjen e tyre nën sekuestro për të parandaluar tjetërsimin apo disponimin e mëtejshëm deri në përfundimin e procedurave ligjore.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



