Shqipëria i bashkohet nismës së Trump për sigurinë energjetike, Ambasada Amerikane: Hap i rëndësishëm Gjykata e Durrësit ka shpallur moskompetencën për shqyrtimin e kërkesës së mbrojtjes së ish-drejtoreshës së filialit të Postës Shqiptare, Elisabeta Mataj, e cila kishte kërkuar informacion mbi ecurinë e hetimeve dymujore, si dhe zëvendësimin e masës së sigurisë.
Në seancën e sotme, Elisabeta Mataj nuk ishte e pranishme, ndërsa në sallën e gjyqit nuk u paraqit as prokurori Garment Frëngu. Sipas avokatit të Matajt Ilia Ilia, klientja e tij nuk donte të merrte pjesë në seancë, por ai e quajti të paligjshme mungesën e prokurorit në seancë.
Siç raporton gazetarja e Top Channel, Vali Qyrfyçi, në seancë, mbrojtja deklaroi se kishte marrë dijeni nga mediat për kalimin e çështjes në SPAK, por nuk kishte marrë asnjë njoftim zyrtar për regjistrimin e procedimit në këtë institucion. Avokati pretendoi se njoftimi duhej të ishte bërë edhe nga Prokuroria e Durrësit.
Nga ana e tij, gjyqtari bëri me dije se gjykata ishte njoftuar nga prokuroria për shpalljen e moskompetencës, akt që mban datën 28 tetor, dhe se të gjitha aktet e dosjes do t’i kalojnë Gjykatës së Posaçme.
Pasi dëgjoi mbrojtjen e cila kërkoi shtyrje të seancës dhe një masë më të lehtë për Matajn, gjykata vendosi të shpallë moskompetencën për shqyrtimin e kërkesës së mbrojtjes, duke ia kaluar çështjen dhe aktet përkatëse GJKKO-së. Mataj ndodhet në masën e sigurimit arrest në shtëpi, ndërsa është nënë e 6 fëmijëve.
Top Channel