Jakup Krasniqi hyn në ditën e tretë të qëndrimit në Prishtinë, pranë familjes dhe nën masa të rrepta sigurie

Jakup Krasniqi, ish-kryetar i Kuvendit të Kosovës, ka hyrë të premten në ditën e tretë të vizitës së tij në Kosovë, pas lejes së dhënë nga Dhomat e Specializuara në Hagë për arsye bindëse humanitare.

Gjatë dy ditëve të para të qëndrimit, ai e ka kaluar kohën pranë familjes në shtëpinë familjare në lagjen Velania të Prishtinës. Gjithashtu, janë shpërndarë edhe pamje nga kjo vizitë.

Të lidhura

None found

Vizita e tij po zhvillohet nën masa të rrepta sigurie dhe shoqërohet nga misioni i EULEX-it.

Image

Të enjten, më 19 nëntor, pas disa orësh qëndrimi në shtëpi, Krasniqi u largua me automjetet e EULEX-it dhe u dërgua në objektet e këtij misioni në Prishtinë.

Parashikohet që vizita e tij në Kosovë të zgjasë gjithsej katër ditë, periudhë gjatë së cilës ai do të ketë mundësinë të jetë pranë familjes, sipas kushteve të përcaktuara nga Dhomat e Specializuara.

Dhomat e Specializuara kanë konfirmuar se autorizimi u dha për arsye bindëse humanitare, por nuk kanë bërë publike hollësi të tjera rreth rrethanave konkrete.

Qëndrimi i Krasniqit është i përkohshëm dhe po realizohet nën mbikëqyrjen e autoriteteve përkatëse, ndërsa pritet të përfundojë pas katër ditësh.

Kujtojmë se Jakup Krasniqi bën pjesë në grupin e ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po përballet me procesin gjyqësor në Hagë.


Shtuar më 20.11.2026 10:10

Quantcast
grandpashabet girişBursa Escortgrandpashabet girişjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet güncel girişdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbetonline notarylimanbetgiftcardmall/mygiftmarsbahismarsbahisgrandpashabetgrandpashabetTürk İfşajojobetjojobetmarsbahisbahis siteleribahis siteleriGrandpashabet girişjojobet