Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mëngjesin e së premtes në qendër të Orikumit, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin. Si pasojë, ka humbur jetën 63-vjeçari Xhevair Xhelili, i cili udhëtonte në njërin prej automjeteve. Nga përplasja kanë mbetur të plagosur edhe disa persona, të cilët janë transportuar në Spitalin e Vlorës për të marrë ndihmë mjekësore. Mësohet se në automjetin tjetër udhëtonin disa punëtorë të huaj, të cilët po shkonin drejt zonës bregdetare të Vlorës për punë. Ndërkohë, trupi i pajetë i 63-vjeçarit është transportuar në morgun e spitalit. Në vendngjarje mbërritën shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur rrethanat e aksidentit dhe përcaktuar shkakun e përplasjes.